Një grup i të rinjve nga UNICEF-i, u pritën sot nga nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, për të dorëzuar një kontingjent materialesh mbrojtëse anti-covid, fushatë kjo që po zhvillohet në kuadër të projektit për vetëdijesimin e qytetarëve për masat anti-covid.
Komuna e Ferizajt, shpreh falënderim publik për donatorin që dhuroi dezinfektues, maska e materiale të tjera mbrojtëse kundër virusit COVID-19.