Ferizaj

Të rinjtë e NISMA-s shënuan Ditën botërore kundër duhanit

By FerizajPress

May 31, 2019

Me moton “Një ditë pa duhan” sot me një fushatë senzibilizuese aktivistët e Rinisë së Nismës Socialdemokrate Dega në Ferizaj, shënuan 31 majin Ditën botërore kundër duhanit.

Simbolikisht ata ju dhuruan secilit person nga një mollë për secilën cigare të lënë si dhe me pankarta të ndryshme treguan për efektet negative të duhanit në shëndetin e njeriut.

Kryetari i të rinjëve të Nismas- Dega në Ferizaj z.Albion Salihu tha se synimi i këtij aktiviteti të të rinjëve të Nismas është që të gjithë qytetaret e shoqërisë sonë të informohen për dëmet që shkakton pirja e duhanit dhe për vetëdijesimin e tyre për të mos konsumuar atë.