Disa të rinjë nga Nisma Socialdemokrate në Ferizaj janë solidarizuar me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit në Maqedoni.
Me këtë rast të rinjtë ndezën qirinjë në shenjë solidarizimi dhe ndanë dhimbjen me të gjithë bashkombasit.
“Dhimbje për jetët që u shuan # Gostivar” ishte sllogani i të rinjëve nga ky subjekt politik.
Ndryshe, dje në autostradën Shkup-Tetovë në aksidentin që ndodhi me autobus humbën jetën 14 udhëtarë.