Sot të rinjtë e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt përfunduam aksionin duke ndihmuar 1022 familje skamnore në qytetin e Ferizajt, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Fushë Kosovës, Vitisë dhe Klinës.
“Ekipa jonë e mrekullueshme : Erita, Erleta, Bunjamin, Eris, Erleta, Albbi, Viol ,Agnesa, Pranvera, Leonit, Altin, Erblina, Kaltrina, dhe të tjerë nuk u ndalën por me shumë vullnet dhe dashuri trokitnim në derën e secilës familje për të gëzuar secilin nga ta me pako ushqimore, pako higjienike, pako të veçantë për fëmijë të vegjël me ushqim dhe higjienë, me dhurata për fundvit, me barna për secilin anëtarë që i nënshtrohet ndonjë terapie ose diagnozë, në raste më të rënda me teknikë të bardhë: shporeta të druve dhe lavatriqe, me veshmbathje dhe rroba. Gjithë kjo nuk do bëhej pa donatorët tanë të cilët janë arsyeja e gjithë këtij gëzimi që sot në këto ditë feste po ndihemi aq të lumtur, andaj gjithë urimet e familjarëve që dilnin me lot gëzimi nga ta le të jenë për gjithë juve çelësi i zgjidhjes së çfarëdo halli në jetë:” ka thënë Vanesa Sadriu, kryetare e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt.