Lajme

Të rinjtë e Kosovës pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Leap Summit” në Kroaci

By FerizajPress

March 19, 2018

Në Zagreb të Kroacisë nga data 15 e deri më 17 mars u mbajt konferenca ndërkombëtare “LEAP SUMMIT”, konferencë kjo që në Kryeqytetin Kroat, mblodhi më qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët dëgjuan rreth 60 folës që para tyre paraqitnin momentet e tyre të suksesit duke qenë të fokusuar në inovacionin,teknologjinë, mediat sociale dhe sipërmarrjen. Në grupin e të rinjëve nga Kosova ishin kryesisht anëtarët e organizatës ndërkombëtare Leadership Development Association Albania, dega në Kosovë, të cilët së bashku me kolegët e tyre të organizatës nga Shqipëria dhe Presheva qëndruan në Zagreb për të marrë pjesë në këtë event. Drejtori Ekzekutiv i LDA Albania për Kosovë Qëndrim Hoxha, në një prononcim për media tha se anëtarët e organizatës që po qëndrojnë atje , janë të kënaqur me organizimin e samitit, temat që po trajton ai, ndërsa më madhështore këtë event e bënë edhe pjesëmarrje e shumë të rinjëve, nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës.

“Ne kaluam mirë, për shumicën nga ne ishte hera e parë që morëm pjesë në një samit të atij formati, pjesëmarrja e shumë të rinjëve nga vendet e ndryshme e bëri më të bukur eventin, ne aty takuam edhe kolegët nga LDA Albania dhe kolegët e tjerë nga Lugina e Preshevës, u njoftuam edhe me të rinjë nga vendet e tjera ku diskutuam, për mundësit e bashkëpunimit dhe shkëmbyem përvojat që kemi pasur nga e kaluara, gjithashtu dua të them se edhe Kristijan Ramaj edhe Etleva Pillati po bëjnë një punë të mirë, ku mundohen vazhdimisht të na mbajnë të informuar për çdo gjë dhe të kujdesen për ne pasi që ata janë edhe koordinator të ekipit nga Kosova” tha ndër tjera Hoxha. LEAP Summit tashmë është shndërruar në një event që organizohet cdo vit në Zagreb të Kroacisë dhe po tërheq interesimin e shumë të rinjëve, për të marrë pjesë aty.