Ferizaj

Të rinjtë e klubit Rin’ON fillojnë grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore

By FerizajPress

August 26, 2017

Ferizaj.26.08.2017. Në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollorë të rinjtë e klubit Rin’On kanë filluar grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore dhe fëmijët e tyre të cilët duhet të fillojnë vitin e ri shkollorë.

Këta të rinj kanë filluar aksionin në grumbullimin e artikujve ushqimorë, rrobave dhe mjeteve shkollore për fëmijë.

Grumbullimin e këtyre ndihmave do ta bëjnë në Qendrën e Kulturës në Ferizaj duke filluar nga 28.Gushti deri më 30 Gusht 2017.

“Pasi që festa e Kurban Bajramit dhe viti i ri shkollorë po afrohen, unë së bashku me Klubin Rin’ON kemi vendosur t’i gëzojmë familjet e varfra dhe fëmijët e tyre në prag të këtyre ditëve të rëndësishme duke i’u ndihmuar me rroba, ushqime dhe mjete shkollore për fëmijë. Këtë iniciativë po e nisim duke besuar në ju, në qytetarët human që ka Ferizaj. Cili do, le të kontribuojë në mënyrën e tij, me të holla, ushqime, rroba apo mjete shkollore, të cilat mund t’i sjellni në Qendrën e Kulturës në Ferizaj nga 28.08.2017 (e Hënë) deri më 30.08.2017 (e Mërkurë)” u shprehë iniciatorja Vanesë Sadriu, anëtare e klubit Rin’ON.

Ndërsa lideri i klubit Rin’ON, Granit Sadiku u shpreh se”Klubi Rin’ON ka qenë dhe do jetë në vazhdimësi aktiv kur bëhet fjalë për humanitet. Si çdo herë tjetër dhe këtë herë besojmë fuqishëm se qytetarët tanë do na ndihmojmë për të ndihmuar të tjerët”.