Ferizaj

Të rinjtë e Aleancës: Në burgje duhet të mbahen kriminelët, drejtësi për çlirimtarët

By FerizajPress

February 15, 2017

Ferizaj.15.02.2017  Të rinjtë e Aleancës në Ferizaj kanë organizuar një aksion për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar me porosinë se në burgje duhet të mbahen kriminelët e vërtet e jo çlirimtarët të cilët edhe gjykatat ndërkombëtare i shpallën të pafajshëm.

Përmes  vendosjes së posterëve nëpër vendet publikë  duam të përcjellim  porosinë dhe të sensibilizojmë opinionin ndërkombëtarë se në burgje duhet të mbahen kriminelët e vërtet,përfshirë këtu edhe zyrtarë nga Serbia të cilët sot mbajnë poste të rëndësishme politike. Këta persona dje vranë e masakruan humbën pa gjurmë mijëra viktima të pafajshme. Ne do të përdorim  të gjitha format e  kundërshtimit deri sa  të arrihet drejtësia” ka thënë  Mentor Ibishi,kryetar  i Aleancës së të rinjve në Ferizaj.