Lajme

Të prekurit me koronavirus: Një 77 vjeçar nga Vitia, dhe një 20 vjeçare shtetase italiane

By FerizajPress

March 13, 2020

Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.