Ferizaj

Të pandalshëm qunat e Lubotenit

By FerizajPress

March 04, 2018

Ferizaj.04.03.2018. Volejbollistët e KV “luboteni” korrin edhe një fotire bindëse, mundën As Vushtrria me rezultat 3:0. Në kuadër të javës së tretë volejbollistët e “Lubotenit” treguan se do të jenë “arrë e fortë” për ata që synojnë kreun e tabelës. Ferizajasit me një lojë të kordinuar, sot në Pallatin e Sporteve Bill Clinton kan mundur ekipin nga Vushtrria me rezultat 3:0 dhe vazhdojnë të kryesojnë tabelë edhe pas javës së dhjetë në kuadër të Superligës së Volejbollit të Kosovës.