Për mesfushorin që pritet të mbërrijë në Itali të martën, Sampdoria ka paguar 7 milionë euro. Nga ana tjetër është ftohur pista e rikthimit të Obiang, ndërkohë që Capezzi mund të qëndrojë te Empoli, transmeton telesport. Që tani, Ronaldo Viera është pjesë e përfaqësueses U-21 të Anglisë. Mesfushori 20-vjeçar mund të jetë alternativa ndaj Obiang, ose zëvendësuesi i tij, në rast se do të finalizohet operacioni i dyfishtë në tokën britanika. Vieira ka qenë një nga pikat e referimit të Leeds dhe për të tunduar pronarin italian të klubit anglez, Sampdoria ka ofruar rreth 7 milionë euro. Pas dy provave të dështuara me Manchester City e Hull City, e ardhmja e Vieira mund të jetë pranë ndryshimit. Të paktën emri dhe mbiemri janë dy garanci jot ë vogla.