Ferizaj

Të hënën nuk mbahet mësim në shkollat që do të shfrytëzohen për votim

By FerizajPress

October 15, 2021

Të hënën, një ditë pas zgjedhjeve nuk do të mbahet mësim në shkollat që janë qendra të votimit, këto shkolla do të mbajnë mësim online, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me procesin e rregullt mësimor.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar se më 18 tetor, duhet të dezinfektohen të gjitha objektet shkollore.

“Siç e dimë zgjedhjet mbahen më 17 tetor dhe kemi marrë vendim që me datë 18 tetor, shkollat që janë qendra të votimit të punojnë me skenarin C, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me skenarët që i kanë aplikuar deri atë ditë”, ka thënë ai.

Pupovci ka bërë thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga COVID 19.