Lajme

Të gjithë me plis në tubimin e AAK-PSD

By FerizajPress

October 03, 2019

Koalicioni AAK-PSD sonte ka mbajtur tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë.

Për befasinë e të gjithëve, sot, të gjithë të pranishmit në sallën e stërmbushur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë shfaqur me plis në kokë.

Një simbolikë e bukur kjo që i ka lënë përshtypje shumëkujt që e ka parë këtë tubim.