Ferizaj

Të gjitha rrugët e Komunës së Ferizajt janë të kalueshme

By FerizajPress

January 10, 2017

Shtabi emergjent në mbledhjen e mbajtur sot ka konstatuar se të gjitha rrugët e Ferizajt, por edhe të fshatrave janë të qasshme për të gjithë banorët.

Po ashtu rrugët e kalueshme janë edhe në fshatrat më të thella malore siç është fshati: Jezerc, Burrnik, por edhe Fusha e Madhe. Me këtë rast Komuna e Ferizajt vazhdimisht po ju del në ndihmë edhe qytetarëve që kanë nevojë me ndihmë me gjëra ushqimore, por edhe me dru për nxemje.