Editorial

Të Drejtat Pronësore në raport me Gratë

By FerizajPress

July 25, 2018

Së pari ajo qka është e rëndësishme të dihet është se çka janë të drejtat pronësore. Një e drejtë e tillë është pasja në pronësi të një objekti apo një të mire sipas të drejtave dhe kufizimeve që ofron ligji. Pronari ka të drejtën e posedimit të pronës, në tjetërsimin e saj si dhe në dhënien në përdorim të tjerëve, me një fjalë të disponojë sipas dëshirës me pronën që ka në pronësi . Të drejtat pronësore janë një “motor” përmes të cilit gratë arrijnë pavarsim dhe fuqizim të mëtutjeshëm. Në munges të këtyreve të drejtave pronësore , mos shkollimit adekuat dhe mos pasjes së një pune të mirë përmes së cilës mund të mbanin veten dhe familjen, të gjitha këto kanë pasur pasoja të mëdha për gratë duke I bërë të I nënshtrohen dhunës sistematike nga burrat e tyre, vetëm sepse nuk kanë pasur kurfarë sigurie pronësore e as ekonomike . Përjashtimi I grave nga kjo e drejtë në të kaluarën ka ndodhur për shkak të mungesës së ligjeve që e njohin këtë të drejtë të barabarë por sot vazhdon të jetë po ashtu me disa përmirësime edhe pasi që ligjet positive I njohin këto të drejta dhe kjo është si pasojë që gratë heqin dorë nga këto të drejta, si në trashëgim, si dhe në regjistrim të pronës në emër të dy bashkëshortëve . Nëse në të shkuaren nuk u është lejuar të e marrin pasurinë që I takon apo nuk ka pasur anjë mase Afirmative ( masë e përkoheshme pozitive më qëllim të largimit të pabarazive gjinore dhe emancipimit të gjinisë femërore në shoqëri ), apo njoftimeve për regjistrimin e pronës në emër të të dy bashkëshortëve , atëher çka është duke u penguar të e bëjnë një gjë të tillë? Një nga arsyejet qëndron se për shkak të mos prishjes së raporteve familjare shumë gra pranojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre në trashëgim si dhe shumë gra shprehen se nuk do e regjistrojnë pronën në emër të dy bashkëshortëve për arsyeje se edhe ashtu ajo pronë është e tyre por shumica prej tyre nuk janë në dijeni rreth benefiteve të regjistrimit të pronës edhe në emrin e tyre. Pavarsisht këtyreve rasteve Komuna që është marr si model për dallim nga komunat e tjera është ajo e Ferizajt . Kjo komunë në vitin 2015 njihte vetëm një rast që bashkëshortët kanë vendosur të e regjistrojnë pronën në emër të tyre të përbashkët , kurse ne vitin 2016 është njohur një numër rreth 328 të pronave të regjistruara në emër të dy bashkëshortëve , sepse hyri në fuqi Udhëzimi Administrativ Për Masat e Veqanta për Regjistrimin e Pronës në emër të dy bashkëshortëve duke u liruar kështu nga tarifat e regjistrimit. Informimi dhe vetëdijësimi I duhur I qytetarëve si dhe gjendja më e mirë ekonomike në të cilën gjinden qytetarët e kësaj zone ka bërë që regjistrimi I pronave në emër të përbashkët në mes dy bashkëshortëve të jetë më I lartë se në qytetet e tjera . Këtë model po e vazhdon ende komuna e Ferizajt ku dhe vetë Kryetari I kësaj Komuna Agim ALIU si rrallë persona të tjerë publikë tregoi shembëlltyrën menaxhuese duke bërë publike çertifikatën e pronësis së tijë në të cilën figuron prona e regjistruar si pronë e përbashkët duke potencuar se te drejtat e grave në pronë dhe trashigimi janë si bazë e fuqishme për pavarsinë e tyre dhe emancipimin e tyre në shoqëri .

Shkruan : Rinor Frangu Zyrtar Juridik (DPGJK)