Ferizaj

Të dielën në komunën e Ferizajt bëhet dezinsketimi hapësinor

By FerizajPress

July 23, 2021

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 25.07.2021, në ora 19:30 fillon implementimi i projektet “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi j insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Më 25.07.2021 nga ora 19:30 dezinsektimi hapësinor do të kryhet në të gjithë qytetin, duke nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi” ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbërt deri nê fshatin Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçaku” deri në magjistrale.

Më 26.07.2021 nga ora 19:30, do të kryhet dezinsektimi hapësinor në fshatrat Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshat i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz.

Më 27.07.2021 nga ora 19:30, do të kryhet dezinsektimi hapësinor në fshatrat Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Lloshkobare, Dremjak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Tërrn, Bablak.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë.