Sport

Të dielën mbahen garat në automobilizëm në Ferizaj

By FerizajPress

October 23, 2019

Qarkullimi i zakonshëm në këtë rrugë nuk do të jetë i mundur këtë të dielë. Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të ndalohet edhe për adhuruesit e garave me vetura, meqë autoklubi i Ferizajt do të organizoj garën e fundit për këtë vit ku pjesë e saj mund të jenë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh  moshën  e gjininën, me të vetmin kriter posedimin e patentë shoferit.

Shkëmb Isufi nga ky klub,  tha se për këto gara interesim kanë shprehur edhe femrat.

“Ne i kemi garuesit tanë të klubeve, përveç kësaj kanë të drejtë me ardhë të gjithë ata që kanë pasion për garim, duhet të vijnë me vetura të veta, çfarëdo lloj veture pastaj ne e ndajmë kategorizimin, është me çmime, ”Euro Goma” ka dhënë 4 palë goma për dimër dhe secila kategori do të ketë një shpërblim, nuk është i caktuar numri, deri tani kanë aplikuar afër 50 aplikantë, kanë apliku vajza e gra, i kemi njoftuar të gjithë Policinë, Komunën, Zjarrfikësit“, tha Isufi.

Isufi tregoi edhe për problemet që po u paraqiten gjatë organizimit të kësaj gare. 

“Është një sport i shtrenjtë, nuk kemi ndihmë nga institucionet, por përveç kësaj këtë vit na kanë ngarkuar edhe me pagesën e autoambulancës nga spitali ku duhet të paguhet 25 euro ora, e për neve sado e vogël që është,  është ngarkesë për ne, pasi ne të gjitha i bëjmë me mjete vetanake, kemi kërkuar edhe nga FSK-ja por ende nuk kemi përgjigje, përndryshe s’kemi çka të bëjmë do ta paguajmë“, tha Isufi.

Gara me vetura do të zhvillohet në rrugën ”Brahim Ademi”, duke filluar nga ora 10:00, transmeton Televizioni Tema.