Ferizaj

Të dielën, Ferizaj luan kundër Gjilanit. Ujqit ftojnë për pjesëmarrje masovike

By FerizajPress

May 12, 2017

Te dielen skuadra e  Kf Ferizaj luan ndeshjen ndaj Gjilanit në Ferizaj.

Bazuar në rëndësinë e kësaj ndeshje për ekipin ferizaja, klubi ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e shikuesëve dhe simpatizantëve të tij  në luftën për mbijetesë.

Për këtë edhe tifozët e klubit, Ultras Ujqit, po bëjnë thirrje tek sportëdashësit ferizajas për një pjesëmarrje sa më masive.

“Ju bëjmë thirrje që të dielën të vini në numër shumë të madh që ta motivojmë dhe ta ndihmojmë klubin tonë drejt mbijetesës në Superligë. Shoqninë me veti, përkushtojani 2 orë klubit të qytetit që ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen tonë. Mbledhemi në ora 15:00 te fusha me bari sintetik. Veq fitore kurgjo tjetër”  thuhet në thirjen e Ultras Ujqëve  drejtuar  sportëdashësve dhe tifozerisë së ekipit futbollistik KF Ferizaj