Ferizaj

Të dielën Coca-Cola shtron iftar për qytetarët e Ferizajt

By FerizajPress

May 25, 2018

Kompania Coca-Cola shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit për gjithë qytetarët e Ferizajt.

Iftari do të shtrohet të dielën më datë 27 Maj në sheshin Adem Jashari, afër ndërtesës së komunës në Ferizaj. “Coca-Cola fton të gjithë qytetarët e Ferizaj të hamë së bashku ku iftari shtrohet me qëllim që të mblidhen bashkë familje e miq, kështu duke festuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Për kompaninë Coca-Cola ndarja e iftarit bashkë me qytetarët është tashmë traditë pesë vjeçare. Që nga fillimi i muajit të Ramazanit coca-cola shtron iftar në qendra të ndryshme të Kosovës. Javën e kaluar iftari është shtruar për qytetarët e Pejës, ndërsa javëve në vazhdim do të shtrohet edhe në qytetet tjera të Kosovës.” thuhet në njoftimin e kompanisë Coca Cola.