Të arrestuarit për vrasjen në Sharrë: S’e njohim atë person, e sollën nga Tirana

By FerizajPress

August 10, 2016

Deklarata është bërë gjatë marrjes në pyetje së 4 drejtuesve të firmës dhe me sa duket ata kanë shfrytëzuar faktin se i riu nuk nuk ishte regjistruar dhe as deklaruar në punë. Ata kanë shtuar, shkruan Panorama, se trupin e pajetë mund ta kenë sjellë kamionët që dërgonin mbeturina nga Tirana në landfill dhe e kanë hedhur aty mes mbetjeve duke hedhur poshtë mundësinë e vrasjes nga “ekskavatori me kova”.

Të arrestuarit janë: Besnik Braha, përgjegjës firme; Edmond Kollari, drejtues ekskavatori; Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, përgjegjës i punonjësve. Ata kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg sëbashku me administratorin e firmës “3K”, Edurim Teqja.

.