Ferizaj

Tash e tutje urgjenca primare do të funksionoje normalisht

By FerizajPress

April 01, 2022

Pas një pune të përbashkët dy vjeçare gjatë kohës së pandemisë me Covid-19, urgjenca primare e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ju dha në shfrytëzim me të gjitha pajisjet mjekësore Emergjencës së Spitalit të Ferizajt.

Ndërkaq, nga dita e sotme urgjenca primare, do të vazhdojë punën në objektin e saj. Me këtë rast urgjence primare e ka vizituar edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dr. Kemajl Emini, me ç’rast ka uruar punë të mbarë stafit të urgjences.