Sport

Tarashaj kthehet nga lëndimi

By FerizajPress

April 25, 2016

Shani Tarashaj do të jetë përsëri në fushë këtë javë.

Ylli kosovar ka shkëlqyer këtë edicion me Grasshopperin në Zvicër duke shënuar 12 gola.

Golat dhe asistimet e tij bënë që djaloshi i artë të marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja A e Zvicrës si dhe të transferohet në Ligën Premier tek Everton për katër milionë euro.

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi dhe do të jetë i gatshëm këtë javë.

Edhe pse shkruhej se ka mosmarrëveshje me trajnerin një gjë e tillë nuk qëndron dhe Tarashaj do të jetë në fushë këtë javë ndaj Young Boys Bernit.