Ferizaj

Tanku që simbolizon humbjen e forcave serbe në Prelez të Muhaxherëve

By FerizajPress

November 28, 2020

Tanku që tash e dy dekada zë vend në Prelez të Muhaxherëve, gërmadhë e okupatorit, pranë dhjetëra shtëpive të këtij vendbanimi, flet zëshëm sesi armiku nuk kurseu as artilerinë e rëndë, as predhat e shumta kundrejt civilëve të pafajshëm. As tankset e çeliku nuk e mposhtën zjarrin e lirisë, guximin e djemve e vashave tona që bën luftën për liri.