Lajme

Tanjug: Kush janë ROSU, pse në Prishtinë flasin rrallë për ta

By FerizajPress

May 28, 2019

Pas aksioneve në veri të vendit, mediat e njohura serbe Tanjug, Blic, B92 kanë gjetur kohë të shkruajnë për biografinë e NJSO, e njohur më gjerësisht si ROSU.

Sipas Tanjugut, ajo u krijua në vitin 1999 kur një njësi speciale UNMIK-ut (CIVPOL) arriti në Kosovë me qëllim të trajnimit të forcave lokale të policisë, transmeton IndeksOnline.Tanjug shkruan tutje se kreu i CIVPOL, Angel Quaypo dhe zëvendësi i tij Jim Renfrau, ishin ekspertë në operacionet për të luftuar trafikimin e narkotikëve, arrestimeve dhe për të goditur demonstratat – si dhe kishin ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermani , Britania e Madhe, Franca dhe Turqia.

Që në vitin 2000, Renfrau mori pozitën e kreut të njësisë, e cila ishte e bazuar në Kosovë dhe duhej të ishte rajonale. Gjatë mandatit të tij, emri u ndryshua në ROSU (Njësia Operative Rajonale e Mbështetjes) dhe në çdo rajon të Kosovës është nga një.Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, emri u ndryshua në Njësinë Speciale Operacionale (NJSO), e cila ende përdoret sot.Pretendohet se armët e përdorura përfshijnë pistoleta “Glock 19”, “hexagers” MP-5, AK 47 kallashnikov, gaz lotsjellës dhe në disa raste snajper.Këto njësi thuhet se janë të dedikuara të aktivizohen gjatë trazirave të mëdha, protestave, arrestimeve të rrezikshme dhe të ngjashme, dhe përdoren kryesisht për të thyer demonstrata, për të mbrojtur politikanë ose për të marrë pjesë në aktivitete të lidhura me drogën.Mediat e Prishtinës shkruajnë për to shumë rrallë, shkruajnë kryesisht për pagat dhe praktikat e tyre në ish bazën “Belvedere” të KFOR-it në Mitrovicën Jugore, të cilën KFOR-i jau dha në vitin 2011.Në janar të vitit 2017 ata u përmendën si njësia speciale që duhej të parandalonte një linjë hekurudhore që transportonte “trenin serb” nga Beogradi në Mitrovicë dhe vitin e kaluar në mars ata morën pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës së Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq.