Një lojtar eksploziv dhe i rrezikshëm i cili mund të vërë në vështirësi çdo mbrojtje kundërshtare, ai duket se është një blerje e zgjuar. Diego Simeone iu kthye atij thuajse me një shpresë të dëshpëruar që të tentonte t’i jepte tre pikët brenda ndaj Valencia-s. Ishte debutimi i lojtarit të blerë në verë. Ai arriti të ndryshonte dinamikën e lojës dhe të bindte, megjithëse nuk mjaftoi që t’i jepte fitoren Atleti-t. Gjithsesi, debutimi i Gelson ishte shumë pozitiv, duke konfirmuar formën e mirë të shfaqur në fazën përgatitore. Në 18 minuta në fushë, ai ka bërë më shumë driblime se i gjithë ekipi i Valencia-s. Ai ishte një problem konstant për Valencia-n në të djathtë.