Lajme

Talat Xhaferi: Ivanov po bënë grusht shtet

By FerizajPress

March 01, 2017

Ai në një lidhje telefonike për InfoBox të RTV Dukagjinit, akuzon Presidentin Ivanov se duke uzurpuar të gjitha kompetencat, ai po bënë grusht-shtet në Maqedoni.

“Vendimi I fundit të Ivanovit në drejtim të përshkallëzimit të krizës politike në Maqedoni, edhe pse pritej që ai do të reflektoj, në faktin që ai vet vendosi kushte që të vërtetohet mandatari me nënshkrimet e deputetëve, gjë që me ditën e sotme, duket se ai ka nda mendjen me shkeljen e kushtetutës. Dhe unë do të thoja që me këtë akt, Ivanov shkon edhe më tej dhe bënë grusht-shtet”, tha Xhaferi.

Ndryshe, sot Ivanov përmes një konference, bëri me dije se nuk do t’i jap mandatin Zoran Zaevit, nën pretekstin se platforma shqiptare, është jo kushtetuese dhe cenon integritetin e Maqedonisë./RTV D/