Shtime 14 mars 2017, në sallën e kuvendit komunal Shtime u zhvillua takimi ndërmjet të rinjve të komunë së Ferizajt dhe Shtimes,konkretisht organizata ACTNow nga Ferizaj të udhëhequr nga Bedri Pajaziti dhe organizatat në Shtime ,Rrjeti i OJQ-ve PRONET ,KVRL,Kryqi Kuq,Parlamenti i SHML”Naim Frashëri “Shtime.
Të rinjtë u mirëpriten nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Shtime z.Rrahman Jakupi i cili falenderojë të rinjtë nga qyteti i Ferizajt ,ai ndër të tjera përmendi aktivitetet ,sfidat,qëllimet punën dhe qytetarinë aktive që vepron në komunën e Shtimes,pastaj debati u hap për të diskutuar rreth bashkëpunimit në mes këtyre të rinjëve .
Kryetari KVRL Shtime z.Resul Gashi përmendi me radhë aktivitetet e realizuara nga KVRL dhe OJQ-të tjera lokale .
Poashtu edhe Përfaqësuesi zyrtar nga rrjeti OJQ-ve PRONET z.Qëndrim Hoxha përshëndeti takimin dhe të pranishimit ku bëri publike edhe aktivitetin më të ri që do mbahet me
Pas takimit bashkë me të rinjtë vizituam muzeun e komunës së Shtimes ku të rinjtë kishin rastin të njihen me kulturën dhe historinë e Shtimes.
Dhe në fund Kryesuesi ftojë të gjithë të rinjtë të drekojnë së bashku .
Takimi i radhës do të mbahet në Ferizaj gjatë javës tjetër.