Lajme

Takimi Thaçi-Uglanin “çon në këmbë” Serbinë

By FerizajPress

February 24, 2017

“Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ai nuk është pjesë e Qeverisë”, tha Vuçiq  në Nish, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Pos që nxiti reagimin e kreut të ekzekutivit serb, kjo vizitë e zyrtarit boshnjak të Sanxhakut kishte ka  zemëruar tej mase edhe mediat serbe.

Mediat e atjeshme kanë shkruar se Uglanin shkaktoi  dje incident, në zemër të Prishtinës, në shoqëri me Thaçin, duke e njohur Kosovën si shtet.

Në ndërkohë, në takimin e djeshëm mes Uglanint dhe Thaçit i cili “çoi në këmbë” serbët” u njoftua për pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.

Në takim ishte diskutuar edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të  komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre, njofton Klan Kosova.