Takim Nuland-Ahmeti: Integrimet e Maqedonisë, synim i përbashkët

By FerizajPress

July 11, 2016

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar zyrtarën e lartë të Amerikane, Zonjën Viktoria Nuland, Ndihmës-Sekretare në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, si dhe Ambasadorin Amerikan në Shkup, z. Xhes Bejli.

Z. Ahmeti dhe zonja Nuland, si gjithëmonë diskutuan hapur dhe miqësisht për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese EuroAtlantike.

Zonja Nuland shprehu vlerësimin e SHBA për rolin konstruktiv të z. Ahmeti në drejtim të arritjes së zgjidhjes si dhe për bashkëpunimin e afërt me autoritetet amerikane.

Lideri i BDIsë Ahmeti siguroi zonjën Nuland se BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur.

Z. Ahmeti njohtoi mysafirën e lartë Amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohëshme.

Duke u ballafaqur me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, Z. Ahmeti kërkoi mbështetjen e Amerikës për vijim të rrugës sonë integruese në NATO dhe BE me ç’rast zonja Nuland theksoi që ajo është qëllim i joni i përbashkët”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

.