Gjatë ditës së sotme Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri së bashku me zëvendësministrin Xhavit Zariqi kanë pritur në takim kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.
Bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për gjendjen e komunës së Ferizajt në gjatë pandemisë. Me këtë rast Zëvendëskryeministri Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të angazhohet në shumë në mbështetje të nivelit lokal
“Bashkë me zëvendësministrin, z. Xhavit Zariqi, sot kishim nderin të takojmë kryetarin e komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, me të cilin biseduam për disa çështje me rëndësi që Qeveria duhet të angazhohet në mbështetje të komunave. Me kryetarin Aliu u dakorduam se dora e parë e ndihmës për qytetarët e Kosovës në kohën e pandemisë janë komunat dhe personeli mjekësor komunal, andaj është jetike që të përkrahet niveli lokal” ka shkruar Tahiri