Ferizaj

Tahiri: Politikanët që deri dje më shkruanin çdo ditë, sot as telin nuk e hapin

By FerizajPress

September 02, 2017

Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri ka thënë se personalisht posedon më shumë vlera, se sa ashtu siç po shihet kohët e fundit –si një numër.

Tahiri përmes Facebook, ka treguar se disa prej bashkëpunëtorëve politikë nuk po i lajmërohen as në telefon derisa siç ka thënë sikur e kërkonin çdo ditë.

Tahiri ka  thënë se nuk është vetëm një numër në jetë apo rrethin e shoqërisë, por që posedon më shumë vlera, se sa siç ka thënë njerëzit I shohin në tabelën e shumëzimit.

“Do të keni nevojë për mua deri të vdes, jo larg por shumë shpejt”, ka thënë ndër të tjera, Tahiri.

“Ata qe ma kishin nevojën deri dje, me thërrisnin e me shkruanin për ditë…, kjo vlen për disa nga bashkëpunëtorët politik. Sot po ndodhë kundërta, as sms-të nuk i kthejnë, apo edhe as telin nuk ta hapin. Çudi ë”, ka shkruar ai.

“A thua, a do të kisha vepruar kështu ndonjëherë me bashkëpunëtorët politik?!Si ka qenë ajo fjala popullore. Për një laknurë, 500 pite me ti humb a si ishte?”.

“Nesër, nëse këta bashkëpunëtorë nuk do ta kanë mundësinë që të qasen me mua në telefon apo takime, mos të me shajnë mbrapa shpinës por le ti kujtojnë veprimet që i bëjnë me paramendim”, ka shkruar Tahiri.