Ferizaj

Tahiri: Kryeministër mos e hiqni taksën, bëjeni 200%

By FerizajPress

February 03, 2019

Labinot Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës po kërkon nga kryeministri Haradinaj që ta mbajë në fuqi taksën e vendosur ndaj shtetit serb.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka uruar Haradinajn për miratimin e buxhetit për vitin 2019.

“Taksën mos e hiqni bre, mbajeni e bëjeni 200%, derisa të njohë Serbia Kosovën shtet”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:  

O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre! 

Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha! Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999! 

Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet. 

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.