Këngëtari Labinot Tahiri, tash kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt, ka folur në Interaktiv të KTV-së për raportimet se ai i ka ikur taksave të shtetit. Tahiri thotë se është pagues i rregullt i taksave si këngëtar dhe jo më larg se një muaj e gjysmë ka paguar rreth 45 mijë euro.
“Nga 2005-a jam këngëtari i parë shqiptar që paguaj tatim. Nuk ka një muaj e gjysmë që kur kam paguar 45 mijë euro, për një periudhë që nga viti 2010. Vullnetar kam paguar tatim”, ka thënë ai.