FFK ende nuk ka marrë një përgjigje nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, për lejimin e sulmuesit 31 vjeçar që të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha është në mesin e atyre futbollistëve që i është përgjigjur thirrjes publike të FFK-së, për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Tek Përfaqësuesja e Kosovës, janë optimist se kjo përgjigje do të vije deri në muajin nëntor, para ndeshjes së radhës kualifikuese me Turqinë.
“Për Besartin akoma se kemi marrë përgjigjen e FIFA-s, të cilën po e presim së shpejti. Është e sigurt që do të vije deri në nëntor”, deklaroi menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për lajmi.net.
Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor përballet me Turqinë në udhëtim, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në kuadër të grupit I.
.