Ferizaj

Synohet shtimi i pjesëmarrjes së publikut në proceset vendimmarrëse

By FerizajPress

October 11, 2016

Organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, të martën në Ferizaj, është mbajtur një punëtoria mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Të martën në Ferizajt, janë mbledhur në një takim përfaqësues të pushtetit lokal, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e fshatrave të Komunës sonë. Me këtë rast përfaqësuesi i OSBE-së për rajonin e Ferizajt, Afrim Nesreti, theksoi se përmes këtyre takimeve po synohet shtimi i pjesëmarrësve të publikut në proceset e vendimmarrjes komunale dhe shtimin e konsultimeve me përfaqësuesit e fshatrave respektivisht këshillat e tyre.

Pjesë ë këtyre diskutimeve ishte edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, drejtori i urbanizmit Faik Grainca si dhe drejtori i administratës së përgjithshme Faruk Hyseni.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e fshatrave kanë paraqitur edhe problemet me të cilat përballen çdo ditë si dhe me ankesat e ndryshme të qytetarëve.

U bë e ditur se nga 45 fshatra sa ka Komuna e Ferizajt, deri më tani me përfaqësues të tyre janë 30 fshatra. U tha se shumë shpejt duhet të organizohen edhe zgjedhjet nëpër këto lokaliteteve në mënyrë që secili fshat të këtë përfaqësuesit e tyre legjitim.