Sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj ju bashkua ish deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tani anëtare e kryesisë së LDK-së dega në Ferizaj, gjithashtu ishte në pozita vendim marrëse në LDK, tani e tutje aktivitetin politik do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, njëherit zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik z.Xhavit Zariqi, i uroj mirëseardhje dhe njejtën kohë e ka falënderuar shumë znj.Rysha që zgjodhi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. ” AAK është subjekt politik i hapur për të gjithë qytetarët, të gjithë do të kenë hapsirë të mjaftueshme të veprimit me qëllim që idetë dhe mendimet e tyre të realizohen” ka thënë Zariqi.
AAK dega në Ferizaj 20.07.2018