Lajme

Syla: “Thaçi është lider i shtigjeve të gjata”

By FerizajPress

April 09, 2016

“Koha me mirë politike e Thaçit ka qenë ajo në vitin 2007 kur ai ka fituar zgjedhjet, pasi ka qëndruar për 7 vite në opozitë”.

“Pas kësaj fitoreje atij i është hapur rruga që të jetë kryeministri i Pavarësisë dhe më pas ka fituar edhe dy herë zgjedhjet”.

Syla për shefin dhe mikun e tij ka thënë se ai është një liderë i kualiteti të lartë.

“Thaçi është një lider i kualitetit të lartë, nuk është ëndërr e Thaçit që ai të bëhet ministër, kryeministër ose president. Ëndërr e tij është Kosova të integrohet në NATO dhe BE”.

Syla më tej ka treguar se çfarë kulture Thaçi i ka sjellë politikës kosovare.

“Në vitin 2000 ai e ka pranuar rezultatin zgjedhor, Thaçi ndonëse ka qenë lider i një partie i ka lëshuar rrugë Bajram Rexhepit që të bëhet kryeministër, ai ka bërë edhe koalicion me LDK-në”.

Syla në Ballë për Ballë ka thënë se gjëja kryesore e personalitetit të Thaçi është se ai i ka hyrë politikës për shtigje afatgjate.

“Ai me lidershipin e tij ka arritur t’i realizojë qëllimet e veta, parapa Thaçit qëndrojnë ngjarjet politike”.

“Nuk mund të përsëritet Rambujeja, nuk mund të përsëritet shpallja e Pavarësisë, nuk mund të përsëriten të gjithë këto ngjarje”.

Syla duke iu referuar opozitës ka thënë se zgjedhjet nuk fitohen me gaz lotsjellës.

Ndërsa tha se ceremonia e sotme i ka dhënë një fytyrë europiane Kosovës, pa treguar se sa para janë shpenzuar për përgatitjen e ceremonisë së inaugurimit të Thaçit.

“Një ceremoni e tillë i bën mirë Kosovës, sot ka dal një fotografi e mirë nga Kosova”.