Lajme

“Swiss Diamond Hotel”: Kështu ndodhi përleshja mes Noizy-it e Babastars

By FerizajPress

September 13, 2016

“Konflikti nuk ka ndodhur në brendi të hotelit, por jashtë tij”.

“Pastaj është bartur në parkingun e Hotelit. Si pasojë e këtij konflikti nga punëtorët e sigurimit të Hotelit është vërejtur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilëve iu është ofruar menjëherë ndihma e parë nga shërbimi mjekësor i Hotelit dhe të cilët më pas janë bartur në QKUK”, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të Hotelit “Swiss Diamond”.

Skender Kunushevci në letrën e tij kërkon që për hir të imazhit të hotelit të kihet kujdes se si raportohet ky lajm dhe të mos keqpërdoret emri i “Swiss Diamond Hotel”