Kryetari komunës së Ferizajt i cili po kandidon edhe për një mandat 4 vjeçar, Muharrem Svarqa, ka takuar sot disa punëtorë e pronarë biznesesh në qendër të Ferizajt për të bashkëbiseduar rreth halleve dhe punës së përditshme që bëjnë. Kryetari Svarqa gjatë këtyre bisedave ka premtuar një mbështetje konkrete për bizneset e vogla dhe të mesme edhe gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar. Ai u fokusuar në subvencionimin e kamatave të kredive edhe për bizneset ashtu siç po ndodh me bujqit ferizajas, që tashmë janë shndërruar në tregime suksesi në gjithë Kosovën.