Komuna e Ferizajt këtë të enjte ka pritur shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.
Madje ai aty u nderua me çmimin “Finesa” e edhe një shesh në qendër të qytetit morri emrin e tij, njofton Klan Kosova.
Për kryetarin e kësaj komune, Muharrem Zvarqa Ishte një kënaqësi e rrallë që ta kishin në vizitë njeriun më të madh të letrave shqipe.
“E kemi nderuar me një çmim letrar, që është çmimi më prestigjioz që ndan komuna i quajtur “Finesa”.
“Me vendim të asambleistëve edhe një sheh te kompleksi i objekteve kulturore ka marrë emrin e tij”, ka thënë Svarqa në “Ora e Fundit”.
“Isha i emocionuar që bashkë me ministrin Kujtim Shalën bëmë zbulimin e pllakës që emëronte një shesh me emrin e Kadaresë ,para tij dhe zonjës Kadare”.
Svarqa ka thënë se edhe Kadare ishte i emocionuar që po shkelte siç ka shtuar në sheshin e tij, e që për më tepër po nderohej aty.
Vizitën e Ismail Kadaresë, ai e ka cilësuar si një moment të rrallë dhe të pashlyeshëm në kujtesën e qytetarëve të komunës së drejton.
“Kjo është ngjarja kulturore më me vlerë në vitet e fundit”, ka përfunduar Svarqa.