Ferizaj

Svarqa u premton përkrahje përpunuesve të drurit në Greme

By FerizajPress

October 17, 2017

Gjatë një vizite që i bëri fabrikës për prodhimin e mobilieve ‘’Profil Star’’ në Greme, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa, u zotua se përpunuesit e drurit në këtë fshat janë pjesë e prioriteteve të tij për zhvillim ekonomik të Ferizajt. Ai tha se gjithnjë do të jetë në shërbim të këtyre bizneseve.

“Do t’iu krijojmë mundësi edhe përmes ofrimit të shërbimeve të tjera, përmes hapësira të reja, siç kemi pasur rastin me dhënien e pronave publike, pasi që zgjerimi i kapaciteteve të tyre është detyrë mbi detyrat. Ne në kuadër të planit zhvillimor kemi paraparë që të kemi për këto biznese panaire ndërkombëtare, por edhe panaire me karakter shitjeje se vetëm kështu ne mund ta realizojmë misionin tonë për plasmanin e këtyre prodhimeve ne këto tregje”, tha Svarqa.