Ferizaj

Svarqa takohet me pensionistët

By FerizajPress

October 18, 2017

Ferizaj.18.10.2017. Dhjetëra pensionistë ishin sot mysafirë në sofrën e LDK-së. Ata shkuan në një drekë të kësaj partie, ku i pari i saj i cili po pretendon edhe një herë pushtetin Muharrem Svarqa, u premtoi përkrahje të pa rezervë. E para këtyre moshave të shtyra, me i riu nga ta ua kërkoi votën edhe për një mandat.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë që t’i takoj pensionistët dhe organizatat e tyre pensionale. Komuna e Ferizajt numëron mbi 11 mijë pensionistë të të gjitha kategorive dhe si një komunitet i fuqishëm që janë ata tashmë e kanë kryer misionin e tyre ndaj shtetit dhe ndaj komunës. Në mesin e tyre ka edhe personalitete që kanë ushtruar funksione duke vënë edhe bazat e sistemit shtetëror. Ndërkaq në këtë kohë unë ndjej obligim që të nderoj të kaluarën e tyre dhe të tashmen. Ky takim më mundësoi që të njihem me problemet e shoqatave të pensionistëve dhe të zgjidhim bashkë këto problemet që i mundojnë. Do të kujdesemi që të ketë hapësira më të mira për ta. Një pjesë të kërkesave të tyre ne veç e kemi përmbushur duke qenë koshient kur ata kanë kërkuar. Bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i frytshëm në 4 vitet e ardhshme ngase morëm premtime se do të na japin besimin” tha Svarqa.