Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa, ka thënë se partnerët e koalicionit janë ata që e vlerësojnë koalicionin dhe se koalicioni është stabil.
“Deri më tani nuk ka pasur asgjë që e lëkundë koalicionin. Kryeministri vendos për performancën e ministrave. Nuk ka asnjë aferë dhe të gjithë ministrat janë duke punuar mirë. Në momentin që diçka nuk shkon në rregull, është detyrë e koalicionit që ta zgjedhin”, ka thënë Svarqa.