Ferizaj

Svarqa: Kjo është gjendja financiare në Komunën e Ferizajt

By FerizajPress

December 19, 2017

Ferizaj.19.12.2017. Pas disa informacioneve të plasuara ditëve të fundit në media për gjendjen financiare në Komunën e Ferizajt në prag të ndërrimit të pushtetit, kryetari aktual i Komunës, Muharrem Svarqa informon publikun për gjendjen financiare, në bazë të shënimeve zyrtare që ka Komuna.

Sa u përket borxheve aktuale, Komuna e Ferizajt ka një borxh prej 2.006.290.05 euro në kategoritë mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione e transfere dhe investime kapitale. Prej tyre, 1.360.000 euro janë ekzekutuar me anë të përmbaruesve. Ndërkohë udhëhiqen procedura në gjykatë për 79 lëndë, të trashëguara ndër vite, ndaj të cilave konsiderohet se Komuna ka detyrime kontigjente në shumë 2.524.000 euro, por që nuk e obligojnë Komunën për pagesë, derisa të përfundojnë procedurat dhe të dihet fati i këtyre lëndëve.