Ferizaj

Svarqa kërkon rritje të efikasitetit në punë dhe shtimin e përgjegjësisë për shërbime më cilësore

By FerizajPress

January 30, 2017

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, qëndroi sot në mjediset e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj, për të parë nga afër cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe efektin e investimeve që janë bërë në këtë sferë të shëndetësisë publike. Ai foli me pacientë dhe me drejtues të shëndetësisë familjare, për të marrë opinione rreth gjendjes aktuale dhe mundësive për përmirësimin e shërbimeve.

Drejtoresha e mjekësisë familjare në Ferizaj, Ibadete Bucaliu, bëri të ditur se kohëve të fundit është bërë një hulumtim i opinioneve të pacientëve lidhur me shërbimet e personelit shëndetësor dhe tha se rezultatet kanë dalë të mira. Ajo veçoi angazhimin e stafit shëndetësor sidomos gjatë vizitave shtëpiake pacientëve që nuk kanë mundësi të vijnë tek mjeku dhe funksionimin e mirë të shërbimit emergjent.