Ferizaj

Svarqa: Hoti do t’i mund Veselin,Haradinajn e Kurtin

By FerizajPress

May 16, 2017

Muharrem Svarqa, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i tanishëm i Ferizajt ka thënë se i nominuari i tyre për kryeministër Avdullah Hoti, do të jetë kryeministri i vendit.

“Jam shumë i bindur se do të fitoj përkundër Veselit, Haradinajt e Kurtit. I vlerësoj jashtëzakonisht shumë përparësitë e të nominuarit tonë për kryeministër”, ka thënë Svarqa.

“Kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka asnjë njollë në biografinë tij, tashmë ai e ka dëshmuar edhe vetën në fushën ekonomisë”, deklaroi Svarqa për Klan Kosovën. /Insajderi.com