Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka vizituar zyrat e LMT-së së KFOR-it amerikan që janë të vendosura në objektin e komunës, me ç’rast është takuar edhe me gjeneralin e KFOR-it austriak Riener Christian.
Kryetari Svarqa, pati një takim shumë të përzemërt me gjeneralin, me ç’rast e ka njoftuar lidhur edhe me zhvillimet e fundit që po ndodhin në qytetin e Ferizajt, por edhe me çështjen e sigurisë. Ai tutje këtë të fundit e ka njoftuar edhe me projektet e shumta infrastrukturore që po bëhen në qytetin tone.