Ferizaj

Svarqa: Alma Loki  “ambasadorja” më e re e Kosovës

By FerizajPress

July 08, 2016

Kryetari i Ferizajt  ka pritur Alma Lokin, kampione e botës në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet.

U shpall kampione e botës në karate, në turneun që u mbajtë në Umag të Kroacisë në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet.  I solli Kosovës edhe një medalje të artë nga arena ndërkombëtarë.  Bëri që sërish flamuri i Kosovës të ngritet i pari.   Por kur u kthye në Kosovë askush nuk gjeti kohë  të dal e ti urojë një mirëseardhje dhe ta falënderoi për suksesin dhe medaljen që i solli Kosovës.

Por Ferizaj nuk e anashkaloi. Alma Lokin sot e ka pritur dhe falënderuar kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKR-së Naim  Ferati.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka inkurajuar Alma Lokin nga klubi i karatesë moderne “Kastrioti” nga Ferizaj, e cila u shpall kampione e botës, në turneun që u mbajt në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

Alma Loki u shpall kampione në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet, duke e mposhtur në finale kroaten Sonja Rajko me rezultat 5 me 0.

Alma Loki në garat e zhvilluara në këtë vit ka fituar gjithsej 17 medalje, prej tyre 16 të arta dhe 1 të argjentë.