Ferizaj

Svarça: Do ta tejkaloj premtimin për punësimin e 3 mijë vetave

By FerizajPress

May 31, 2016

Muharrem Svarça, kryetari i Ferizajt, mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ka folur lidhur me premtimin e tij për punësimin e 3 mijë vetave.

Ai ka kundërshtuar të dhënat e raportuara nga Instituti GAP që pohojnë se është realizuar vetëm 15 për qind e këtij premtimi. Svarça ka pohuar se gjatë mandatit të tij do ta tejkalojë premtimin për punësimin e tre mijë vetave.

Kryetari i Ferizajit ka thënë se në Ferizaj gjatë vitit 2015 janë regjistruar më shumë se 730 biznese të reja dhe janë punësuar 1 mijë e 308 veta.

Përafërsisht kaq, sipas tij, janë punësuar edhe në vitin 2014.

“Gjatë vitit 2014 po ashtu janë hapur 1200 vende të reja të punës. Premtimet tona kanë qenë 3 mijë vende të punës. Por do të punësohen shumë më shumë se sa 3 mijë vende të reja pune brenda këtij mandati”, ka shtuar Svarça.