Ferizaj

Suspendohet nga puna kryesindikalistja e punëtorëve shëndetësor në Ferizaj, Tevide Imeri

By FerizajPress

August 19, 2016

Administrata e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj ka marrë vendim për suspendim nga puna për kryetaren e sindikatës së punëtorëve në këtë institucion, Tevide Imeri, me arsyetim se prej 13 ditësh nuk është paraqitur në vendin e punës.

Ndërkohë, të premten, Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të QKMF-së prej 7 anëtarësh ka mbajtur një konferencë për media duke e kundërshtuar vendimin e administratës, njëkohësisht duke e cilësuar të jashtëligjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tevide Imeri, kryetare e Sindikatës së Punëtorëve të QKMF-së, njëherësh infermiere në këtë institucion, gjatë një konference para gazetarëve ka thënë se menaxhmenti i QKMF-së në Ferizaj që nga 4 dhjetori është duke i bërë presion derisa kishte publikuar disa parregullsi të QKMF-së në “Kohën Ditore”.

Ajo ka thënë se vendimi ishte marrë derisa ishte në pushim vjetor dhe ndërkohë kishte kërkuar ndihmën mjekësore, pastaj ishte pajisur me raporte mjekësore dhe gjithçka kishte vepruar në bazë të ligjit.