Lajme

Suspendohen dy oficerë doganorë në Vërmicë

By FerizajPress

April 15, 2016

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka suspenduar dy oficerë doganorë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionuar me nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës”.

Sipas njoftimit, pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë konkatuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale.

“Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar”, thuhet në njoftim duke shtuar se “oficerët doganorë dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të etikës.”

Po sipas njoftimit, që nga fillimi i vitit e deri më sot, numri i oficerëve të suspenduar është tetë (8). /Telegrafi/